Aktualitet dhe Lajme

Cucurella, nga i akuzuar në akuzues: “Arbitri tha se nuk ishte asgjë, pastaj Kroos duhej përjashtuar”

Share

Topi i prekur me dorë nga Marc Cucurella në zonë në fillimin e pjesës së dytë shtesë të Spanjë-Gjermani është episodi më i diskutueshëm i Euro 2024. Nëse arbitri Antony Taylor u përfshi nga polemikat gjermane, gjesti i mbrojtësit spanjoll është vlerësuar në mënyra të ndryshme në vende të ndryshme, duke e shtuar edhe më tepër dozën e kontestimeve. Moviolisti i Mediaset, ish-arbitri Graziano Cesari, e konsideron penallti evidente dhe për këtë arsye një gabim serioz të arbitrit. Por shumë specialistë të tjerë janë përpjekur të arsyetojnë mbi udhëzimet e supozuara të UEFA-s në interpretimin e prekjes me dorë.

Protagonisti i episodit, Marc Cucurella është rikthyer të flasë në konferencën për shtyp pa iu shmangur polemikave: “Edhe ne jemi lodhur duke parë episode të gjykuara ndryshe me disa ndërhyrje të sanksionuara dhe të tjera jo – komentoi ai –. Topi më goditi në dorë, por unë qëndrova i qetë sepse arbitri menjëherë tha që jo, nuk ishte asgjë. Nëse ekspertët e arbitrimit thonë se nuk ishte prekje me dorë, ok, nuk ishte prekje dorë”.

Lexo më tejTërbimi i mediave gjermane kundër arbitrit Taylor: “Si mund të mos jetë penallti?”

Mbrojtësi i Spanjës dhe Chelsea më pas nisi kundërsulmin: “Unë nuk e lë veten të pushtohem nga polemikat. Arbitrat janë njerëz dhe vendosin shpejt. Sigurisht që disa prekje me dorë ndëshkohen dhe të tjerë jo, edhe ne jemi të lodhur, por për këtë flitet vetëm sepse Gjermania nuk fitoi. Edhe Spanja duhej të ankohet pasi Kroos duhej të përjashtohej”, e mbylli Cucurella.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button