Aktualitet dhe Lajme
Cristiano Ronaldo shpërthen në Arabi, realizon het-trik brenda 22 minutave
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/03/page-185-780x439-1.jpg)
Cristiano Ronaldo ka vazhduar shkëlqimin në Arabinë Saudite, teksa ka shkëlqyer në fitoren e thellë të Al Nassr me rezultat 5-1.
Al Nassr ka triumfuar 5-1 para adhuruesve të vet kundër Al Taee, derisa dy golat e parë u shënuan nga Otavio dhe Ghareeb.
Në pjesën e dytë ishte momenti i Cristiano Ronaldos, ku adhuruesit e Al Nassr shijuan një tjetër het-trik nga super ylli portugez.
CR7 realizoi dy gola të shpejtë brenda dy minutave në 65 dhe 67, derisa het-trikun e kompletoi tre minuta para fundit.
Me këtë tre gola, Cristiano Ronaldo ndodhet në krye të listës së golashënuesve në Arabinë Saudite me 26 gola e nëntë asistime. /Telegrafi/