Clinton do të dëshmojnë për Epstein – Ish çifti presidencial pranoi të jetë pjesë e hetimit të Kongresit Amerikan

Share

Disa ditë para votimit të Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, ku ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij Hillary Clinton do të përballeshin me akuza për shpërfillje të Kongresit, ish-çifti presidencial pranoi të dëshmojnë në hetimin e Kongresit lidhur me Jeffrey Epstein.

Dhoma e Përfaqësuesve, me mbështetjen edhe të disa demokratëve, miratoi muaji e kaluar një masë për të akuzuar Clintonët për shpërfillje të Kongresit. “Ish-Presidenti dhe ish-Sekretarja e Shtetit do të jenë atje. Ata mezi presin të krijojnë një precedent që vlen për të gjithë”- bëri me dije zëvendësshefi i stafit të Bill Clinton, Angel Ureña “Ata negociuan me mirëbesim. Ju jo. Ata ju thanë nën betim atë që dinë, por juve nuk ju intereson” – u shpreh ai.

Sipas çiftit presidencial, ata i kanë dorëzuar më herët komitetit deklarata nën betim dhe kanë dhënë informacionin që kishin për Epstein. Demokratët thonë se hetimi po përdoret për të sulmuar kundërshtarët politikë të Presidentit Donald Trump, ndërsa vetë ky i fundit nuk është thirrur për të dëshmuar.

Megjithatë as Trump dhe as familja Clinton nuk janë akuzuar për shkelje penale në lidhje me aktivitetet e Epstein. Bill Clinton ka pranuar se e njihte financierin amerikan që ndërroi jetë në burg në vitin 2019, por ka mohuar kategorikisht se kishte dijeni për abuzimet seksuale të tij, duke theksuar se kishte ndërprerë kontaktet me të rreth dy dekada më parë. Regjistrat e avionit privat të Epstein tregojnë se Bill Clinton e përdori mjetin e tij ajror në katër fluturime ndërkombëtare në vitet 2002 dhe 2003, por ish-presidenti tha se nuk e ka vizituar kurrë ishullin e Epstein.

Ende nuk dihet se kur çifti Clinton do të dalë para Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, por kjo do të jetë hera e parë që një ish-president amerikan dëshmon para një paneli të Kongresit që kur Gerald Ford e bëri një gjë të tillë në vitin 1983.


starnews.al

Reklama
Back to top button