Cfarë u vendos?! Përfundon raundi i tretë i negociatave Ukrainë-Rusi
Raundi i tretë i bisedimeve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës ka përfunduar në Belovezhskaya Pushcha, njoftoi Ambasada e Federatës Ruse në Bjellorusi.
Delegacioni i Ukrainës u largua nga Belovezhskaya Pushcha me helikopterë.
Bisedimet duhej të fillonin në orën 16:00 me orën e Kievit, por pati një vonesë për shkak të logjistikës së vështirë të delegacionit ukrainas.
Bisedimet përfunduan në orën 19:50 me kohën e Kievit, sipas Ambasadës Ruse në Bjellorusi.
Vendosja e korridoreve që do të mundësonin popullatën që të largohej nga qytetet e prekura nga lufta ka qenë e vështirë ditët e fundit, me raportime që thonë se Rusia po i bombardon ato.
Ndërkohë, ditën e enjte, në Turqi, do të zhvillohet një takim mes ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe homologut të tij ukrainas, Dmytro Kulebo.