Çfarë po ndodh me Lojërat e Fatit? Ligji i miratuar në shkurt nuk ka nisur të zbatohet, priten sërish ndryshime
Në muajin shkurt te vitit 2024, parlameni miratoi ligjin e kundërshtueshëm, atë të legalizimit të lojrave të fatit on line.
Ministria e Financave kishte 6 muaj kohë që të përgatiste aktet nënligjore, për ta bërë të zbatueshëm.
Sot jemi 7 muaj pas këtij afati dhe nuk ka ende një sinjal se kur ligji do të nisë të aplikohet. Ndryshe nga cdo nisëm tjetër, ky ligj mori disa muaj kohë diskutim, shyqrtim, madje dhe me ndryshime të minutës së fundit në Kuvend.
“Nuk është një ligj i lehtë, edhe konteksti gjtihashtu nuk është i lehtë. Ju jeni në dijeni se cfarë ndodh me lojrat e fatitit në vëndet e tjera. Jemi në procesin e përgatitjes së akteve nënligjore. Sipas parashikimeve tona do të jenë mbyllur deri në fund të vitit, cka do të thotë se vitin tjetër do të të hapet gara per dhënien e licensave”, deklaroi Shalsi në një intervistë për Vizion Plus.
Por sinjalet që vijnë nga tregu flasin se ligji mund të ndryshojë sërish. Është e paqartë se cfarë kërkohet të ndryshohet, në një ligj I cili ende ska nisur të zbatohet. Por cili është qëndrimi i mazhoracnës, do të rishikohet sërish ky ligj?
“Që gjatë kohës që ne diskutonim këtë ligj kishte deputetë apo ekspertë që kërkonin gjëra të ndryshme, të cilat sa më shumë diskutonim aq më shumë kuptonim mbi tregun. Sa më shumë debatoje aq më shumë kuptoje eksperiencat e vëndeve të tjera, cka do të thotë që natyrish kishte ka dhe do të ketë. Deri tani jemi ende në ato ide të cilat u hodhën gjatë propozimit të ligjit, por për të cilat asokohe nuk u dakortësuan. A do të hapen prapë, a do të diskutohen prap, nuk di ta them këtë gjë me siguri”, tha Shalsi
Tregu i lojërave të fatit, qarkullon miliona euro në informalitet. Qeveria kërkoi ta legalizojë këtë treg, por duket se ende nuk është gjetur formulën e duhur dhe finale për të kënaqur të gjitha palet në këtë proces, buxhetin, aktorët e tregut, mbikqyrjen dhe mbrojtne e lojtarëve.