Aktualitet dhe Lajme

Çështjet e prapambetura në gjykata, kryetarja e KLGJ-së: Të ngrihemi mbi interesat personale dhe institucionale

Share

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Naureda Llagami thotë se institucionet duhet të bëhen bashkë dhe të lihen mënjanë interesat personale, në lidhje me çështjet e prapambetura në gjykata.

Gjatë fjalës së saj në një aktivitet të organizuar nga KLGJ, Llagami u shpreh se nëse ka frymë bashkëpunimi, së shpejti do të ketë rezultate konkrete.

“Në nevojën që sot të ngrihemi mbi interesat personale dhe pozicionet personale dhe institucionale. Sot është koha për veprim. Për KLGJ nuk është hera e parë që propozon masa me karakter strategjik dhe që prekin sistemin apo gjykata të veçanta. Masat e parashikuara, lidhen me mbajtjen e funkionit bazë, ashtu sikurse ndihmojnë në standardet evropiane dhe nevojave të shoqërisë. Këto masa të propozuara, propozimet për ndryshimet ligjore nuk janë aspak të reja. Janë testuar sot në vendet e Këshillit të Evropës. Kjo e fundit kërkon një mendësi e re. Një strategji që të jetë e kërkon një bashkërendim me të gjithë aktorët. Në këtë frymë, së shpejti do të kemi rezultate konkrete. Për mua ka shumë kuptim fjala, në mos ne, kush. Le të jemi bashkë për hir të qytetarit sot”, theksoi ajo.

I pranishëm ishte edhe i dërguari me punë i ambasadës së SHBA-së, David Wisner, i cili vlerësoi punën e bërë me reformën në drejtësi por shtoi se është e nevojshme që të ndërmerren hapa më të vështirë.

“Kur mendon për Shqipërinë është njësoj sikur jeni përpjekur të kaloni nga një person që thjesht qëndron ulur në një kolltuk nga një atlet olimpik, dhe të mendosh në 30 vite, është thuajse një kohë shumë e shkurtër kur mendohet e gjithë koha. Të gjithë keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Keni punë të vështirë dhe keni punë fantastike por mbetet shumë punë për të bërë. Jemi krenar si amerikanë dhe ambasada e SHBA këtu që bashkë ndajmë vlerat e përbashkëta të demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.

Këto parime janë thelbësore sikurse është trajtimi i drejtë i qytetarëve dhe në thelb të demokracisë që ofron diçka për njerëzit e saj në fakt është angazhimi që ajo ka për njerëzit.  Numri i çështjeve gjyqësore është vonesë e drejtësisë për qytetarët e zakonshëm. kjo strategji që po zhvilloni është një angazhim për të adresuar nevojat e qytetarëve. Dëshiroj të përgëzoj KLGJ për angazhimin e tyre në këtë strategji. Dhënia e drejtësisë ndërton besimin e publikut dhe sigurinë në institucionet tuaja dhe kjo do të jetë e vështirë.

Zgjedhjet tuaja e vendosin sistemin e drejtësisë në themele të forta dhe do të gjenerojë një të ardhme në drejtësi që plotëson nevojat e shqiptarëve. Hapat që keni ndërmarrë për të përmirësuar situatën kanë qenë të dhimbshme. Vettingu ka shkaktuar ndërprerje por ishte i domosdoshëm dhe ju e hodhët atë hap të vështirë. Koha për hapa më të ndërlikuar. Ju nxis të bëni hapa më të vështirë që trajtojnë sfida të tjera. Institucionet dhe qeveria duhet të punojnë së bashku dhe të angazhojnë burime për strategjinë që po diskutohet sot”, tha ai./albeu.com




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button