Aktualitet dhe Lajme

Cassie Ventura thyen heshtjen pas pamjeve të dhunës nga Diddy

Share

Casandra “Cassie” Ventura ka folur për herë të parë për një video që tregonte se ajo ishte dhunuar fizikisht nga ish-i i saj Sean “Diddy” Combs.

Ditën e sotme Ventura publikoi një deklaratë në Instagram , duke shprehur falënderimet e saj “për gjithë dashurinë dhe mbështetjen nga familja ime, miqtë, të huajt dhe ata që nuk kam takuar ende”.

Artistja thekson se me shumë punë, ka arritur që sot të jetë mirë dhe se do të shërohet nga e kaluara.

U zgjas dorën të gjithë personave që jetojnë me këtë frikë. Askush nuk duhet ta mbaj vetëm këtë peshë. Udhëtimi drejt shërimit kurrë nuk do mbarojë, por mbështetja juaj është gjithcka për mua. Faleminderit!”, shkruajti ajo.





Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button