Aktualitet dhe Lajme

Carlo Ancelotti konfirmon datën në të cilën Militao do të bëjë rikthimin e tij në fushë

Share

Ylli i Real Madridit, Eder Militao, do të jetë i gatshëm në kohë për përballjen e Real Madridit ndaj rivalit të përbetuar Barcelonës më datë 21 prill.

Militao ka qenë jashtë fushave që prej vikendit të parë të sezonit aty ku pësoi një lëndim të rëndë në gju vetëm 50 minuta pas fillimit të sezonit të ri.

Përkundër shqetësimeve të para se ai nuk do të jetë më në gjendje të luajë deri në sezonin 2024/2025, klubi ka qëndruar gjithmonë pozitiv me raportime, duke u bazuar në rehabilitimin e tij pas operacionit.

Reprezentuesi brazilian tashmë ka filluar që të stërvitet gjatë javëve të fundit me pjesën tjetër të ekipit, duke paralajmëruar se rikthimi i tij është shumë afër.

Sipas një raportimi të fundit nga Marca, Militao ka marrë pjesë në një pjesë të seancës stërvitore në ‘Valdebebas’ këtë javë.

Ancelotti tashmë ka konfirmuar se dueli ndaj Barcelonës është objektivi kryesor i brazilianit, mirëpo ai pritet që të mungojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button