Camila Cabello fotografohet me të dashurin e ri: Biznesmeni libanez tërheq vëmendjen në festën BAFTA

Share

Këngëtarja Camila Cabello dhe i dashuri i saj i ri, biznesmeni libanez Henry Chalhoub, u panë së bashku në festën pas BAFTA Awards.

Konkretisht, çifti filloi lidhjen në gusht të vitit 2024, ndërsa për herë të fundit u panë bashkë në janar të vitit 2025, kur kishin shijuar pushimet në plazhin e ishullit të Shën Bartolomeut. Kjo duket se ka konfirmuar të gjitha spekulimet për lidhjen e tyre.

Chalhoub, trashëgimtari i një familjeje të pasur që zotëron një grup tregtar luksoz në Lindjen e Mesme, kishte veshur një xhaketë blu të kaltër, pantallona të zeza dhe një bluzë të zezë, ndërsa Cabello shkëlqente me një fustan që kishte elementë korse.

Ajo e kompletoi look-un me taka të zeza dhe bizhuteri prej ari.

Sipas informacioneve të raportuara nga Daily Mail, çifti ka qenë i pandarë gjatë gjithë mbrëmjes.

Henry Chalhoub vjen nga një familje që zotëron Chalhoub Group, që operon në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Ndonëse deri më tani nuk ka komentuar lidhjen e tij me këngëtaren, mësohet se para saj ishte lidhur me supermodelen Joan Smalls.

Cabello gjithashtu nuk ka zbuluar shumë për partnerin e saj të ri, megjithëse më parë ka qenë në lidhje me këngëtarin Shawn Mendes, autorin britanik Matthew Hussey dhe biznesmenin Austin Kevitch.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama

Related Articles

Back to top button