Aktualitet dhe Lajme

Burri dogji gruan me benzinë, Braçe reagon ashpër: Ky kafshë nuk mund të jetë korçar

Share

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër ndaj ngjarjes së rëndë në Korçë, ku një burrë i vuri flakën gruas së tij me të cilën ishte në proces divorci.

“Ky kafshë nuk mund të jetë korçar, nuk mund!! Një lutje kam për mjekët: shpëtojeni këtë grua, bijë, nënë! Një lutje kam për policinë: kapeni këtë kafshë, mos e lini të ikë e të jetojë kund qoftë edhe si kafshë!

Bëjeni që kafshë si ky të kuptojnë që edhe benzina mbi gratë nuk funksionon, nuk mund të përmbushë as hakmarrjen, e as kafshërinë e këtyre burave që dhunojnë gratë! Shpëtojeni jetën e saj! Ndëshkoni krimin e këtij kafshe”, shkruan Braçe në rrjetin social.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button