Burgosja e Salianjit, Alibeaj: Përgëzoj qëndimin e tij, u përball me shpatullat e veta
Enkelejd Alibeaj foli në “Off the Record” në lidhje me dënimin e deputetit Ervin Salianji për një dosje ku kur u denoncua ishte në krah të tij, por jo kur gjykata mori vendimin që ta burgosë.
Deputeti demokrat deklaroi se i vjen keq për dënimin e Salianjit, teksa e përgëzoi këtë të fundit që u përball me shpatullat e tij me drejtësinë. Ai shtoi se politikanët duhet të jenë koherentë përsa i përket drejtësisë.
“Është e rëndë që një individi i kufizohet liria. Në situatën ku jam si politikan, si deputet duhet të marr një farë kohe për t’u zhveshur nga emocionet. Kisha një lloj keqardhje. Keqardhjen më të madhe e kam për familjarët e Salianjit. Janë ata të parët që ndjejnë…Përgëzoj qëndrimin e Salianjit që mbajti që shkoi të përballet me dënimin.
Një politikan kur ka një hesap me drejtësinë mban një qëndrim dhe e mban me shpatullat e veta. Dy muaj më parë 2 nga 3 gjyqtarët gjykatën dhe çështjen e vulës. E gëlltita padrejtësinë e bërë nga ata gjyqtarë, sepse besoj se në politikë duhet të jesh koherent. Në raport me sistemin e drejtësisë nuk duhet të reagonin edhe në këtë çështje”, tha Alibeaj në A2.