Aktualitet dhe LajmeDiaspora DibraneLajmi i funditPërditshmëriPersonaliteteShqipëria

Burg dhe internim, autobiografia si qëllim për të frymëzuar brezin e ri

Share

Ai lindi në internim, por asnjëherë nuk e humbi shpresën për ta rindërtuar jetën e tij, në liri, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. këtë histori e rrëfen Beqir Sina, vetë heroi i veprës po aq sa edhe i dy kohëve, atë të komunizmit në Shqipëri dhe kohës sëlirisë përtej oqeanit. Beqir Sina nën titullin rob sjell në stilin e gazetarit vetë jetën e tij.

Gati 3 dekada rob i komunizmit vetëm sepse babai i tij u arratis u muaj përpara se Beqir Sina të lindte dhe gati 3 dekada të tjera në kërkim të lirisë janë përshkruar në këtë biografi për dy kohë.

 

Dhe ndonëse u nis si një libër ku rrëfehet jeta e një njeriu që lindi në internim dhe doli prej andej në vitin 1991, kjo vepër është edhe një kapitull i bukur për të rigjetur veten, në kërkim të lirisë.

Beqir Sina njihet si gazetar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e jehona e emrit të tij ka mbërritur edhe në trojet tona. por, nëse takon shqiptarët që e njohin atë, ai është heroi që jo vetëm ka rrëfyer për 3 dekada historitë e shqiptarëve, por i ka ndihmuar ato të tejkalojnë edhe vështirësitë me të cilat përballesh në një vend të huaj.

Huazuar nga a2news.com

Back to top button