Aktualitet dhe Lajme

Bukuritë e Sarandës prezantohen në Zvicër

Share

“Ky panair prestigjioz bashkon ekspertë të fushës dhe ofron një mundësi të veçantë për vendosjen e kontakteve të reja dhe promovimin e Sarandës si një destinacion i veçantë turistik për publikun zviceran”, shkruan Denaj

E diel, 10 Nëntor 2024 – 19:20
albinfo.ch

Në Panairin Ndërkombëtar të Zvicrës, Bashkia Sarandë përfaqësoi potencialin turistik dhe kulturor të qytetit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau në rrjete sociale pamje nga ky panair, teksa vlerësoi  promovimin e Sarandës si një destinacion i veçantë turistik për publikun zviceran.

“Ky panair prestigjioz bashkon ekspertë të fushës dhe ofron një mundësi të veçantë për vendosjen e kontakteve të reja dhe promovimin e Sarandës si një destinacion i veçantë turistik për publikun zviceran”, shkruan Denaj, transmeton albinfo.ch.

Saranda ndodhet në jug të Shqipërisë, buzë detit Jon dhe është lehtësisht e aksesueshme përmes rrugëve dhe transportit publik.

Gjurmët më të vjetra të zbuluara në zonën përreth qytetit datojnë në periudhën antike, me prani të qytetërimeve të hershme dhe gjurmë të pasura historike.

Qyteti i bukur i Sarandës ka një klimë mesdhetare. Bregdeti i Sarandës, me ujërat e tij të kristalta dhe plazhet e mrekullueshme, tërheq turistë nga e gjithë bota. Vlerat e pasura të trashëgimisë kulturore, arkeologjike dhe natyrore të qytetit së bashku me pamjet piktoreske të detit Jon përbëjnë një bazë të fuqishme për zhvillimin e turizmit.

 

https://www.facebook.com/aniladenaj.al/videos/1111590270595379






Huazyar nga www.albinfo.ch

Back to top button