Aktualitet dhe Lajme

Bozdo tregon me emra manipuluesit të votës së emigrantëve nga Berati: Kontaktohen me video-call

Share

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Berat, Enno Bozdo, ka paraqitur fakte të reja si manipulohet vota e emigrantëve.

I gjithë stafi drejtues i Bashkisë Berat, si dhe i administratës së lartë vendore është përfshirë në këtë aferë.

SPAK, shprehet Bozdo, duhet të kryejë detyrat që i cakton ligji për të siguruar pacënueshmërinë e proçesit zgjedhor.

Deklarata e Eno Bozdos:

“Të tjera fakte do të paraqesim sot, në lidhje me operacionin elektoral të manipulimit të votës së emigrantëve. I gjithë stafi drejtues i Bashkisë Berat, si dhe i administratës së lartë vendore është përfshirë, sipas të dhënave që na vijnë nga nëpunës të ndershëm të Bashkisë, në këtë aferë. Falenderoj në këtë rast ata socialistë që janë distancuar nga akte të tilla dhe që na mundësuan bërjen publike të këtyre fakteve:

Personat e mëposhtëm,

Xhilda Kadillari, Drejtoreshë e Shërbimit Parësor.

Amarildo Tafa, Drejtor i IKMT.

Andrea Lako, Drejtor i turizmit në bashki.

Arjan Ceca, Drejtor shkolle, i afërm me kryetarin e komanduar te Bashkisë, Ervin Ceca.

Anisa Veliu, anëtare e këshillit bashkiak e Pasrtisë Socialiste, që me bashkëshortin e saj, kanë ngritur infrastrukturën call-center në sallë të hotelit ngjitur.

Janë të përfshirë në këtë aferë.

Këta persona janë përgjegjës për “mbarëvajtjen” e këtij operacioni elektoral. Në këtë call-center, votuesit e diasporës kontaktohen me video-call, në një akt flagrant të shkeljes së ligjit zgjedhor,të presionit mbi votuesit dhe manipulimit të votës!

Prandaj, SPAK duhet të ndërhyjë urgjentisht! SPAK duhet të kryejë detyrat që i cakton ligji për të siguruar pacënueshmërinë e proçesit zgjedhor!




Huazuar nga albeu.com

Back to top button