Aktualitet dhe Lajme

Bie besimi tek Zelensky, presidenti ukrainas humb popullaritet

Share

Sipas një sondazhi të fundit të Institutit Ndërkombëtar të Sociologjisë në Kiev, besimi i ukrainasve në presidentin Volodymyr Zelensky ka pësuar një rënie gjatë vitit 2024.

Në dhjetor të vitit të kaluar, 52% e ukrainasve shprehnin besim në liderin e tyre, ndërsa 39% nuk kishin besim dhe 9% ishin të pavendosur.

Në vitin 2023, besimi në Zelensky ishte shumë më i lartë, duke arritur deri në 77% në fund të vitit. Por, deri në shkurt të 2024, ky nivel ra në 64% dhe në maj në 59%, me një rritje të konsiderueshme të pakënaqësisë që u shfaq nga 22% në 36% gjatë kësaj periudhe.

Megjithatë, sondazhi tregon se edhe pse ka pasur një rënie të besimit, balanca mbetet pozitive për Zelensky, me një diferencë prej +13%. Rënia më e madhe e besimit është regjistruar gjatë periudhës tetor-dhjetor 2024, e cila lidhet më shumë me pasigurinë për të ardhmen e Ukrainës sesa me ndonjë humbje të besimit të drejtpërdrejtë ndaj presidentit.

Sondazhi u realizua përmes intervistave telefonike me 2,000 persona nga të gjitha rajonet e Ukrainës.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button