Aktualitet dhe Lajme

Beyonce shkëlqen në një reklamë të re për markën e saj ‘Cecred’

Share

Beyonce ka mahnitur ndjekësit me një paraqitje tërheqëse në një video të re promovuese për markën e saj të kujdesit për flokët, Cecred, tashmë e disponueshme në dyqanet Ulta Beauty në SHBA.

Në klipin e publikuar në Instagram, diva 43-vjeçare u shfaq me një fustan të zi elegant me dekolte të theksuar dhe detaje me rruaza argjendi, ndërsa aplikonte vajin ushqyes të flokëve Cecred në kaçurrelat e saj voluminoze. Pamjen e plotë e kompletonin bizhuteritë e mëdha dhe një make up glamuroz.

Surpriza e videos ishte nëna e saj, Tina Knowles, e cila mori pjesë duke promovuar produktin përkrah stafit në një sallon Cecred, përpara se të vendosej në raftet e Ulta Beauty.

Në mbishkrimin e postimit u tha: “Operacioni Cecred në Ulta Beauty është zyrtarisht i përfunduar, me ndihmën e shefes së madhe, @beyonce!”

Beyonce e ka përshkruar bashkëpunimin me Ulta si një hap të rëndësishëm për të afruar Cecred me konsumatorët: “Kemi ndihmuar njerëzit të ndërtojnë një lidhje më të thellë me flokët e tyre.

Partneriteti me Ulta është një moment historik për markën tonë.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button