Aktualitet dhe Lajme
Besimtarët katolikë kremtuan “Udhën e Kryqit” në Tiranë
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/03/Pashka-katolike-780x470.jpg)
Besimtarët katolikë kremtuan këtë të Premte “Udhën e Kryqit”.
Arqipeshkvi Arjan Dodaj udhëhehoqi ceremoninë në kryeqytet, ndërsa qytetarë të shumtë përkujtuan vuajtet e Jezu Krishtit deri në momentin e kryqëzimit.
Ky ritual është i shenjtë për besimtarët dhe i paraprin Javës së Bardhë.
Të Dielën është festa e Pashkëve që është festa më e madhe e krishtërimit. Ajo shënon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit. Për festën e Pashkës, besimtarët shkëmbejnë dhe thyejnë vezët e lyera me ngjyrë të kuqe si simboli i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën e Krishtit.