Aktualitet dhe Lajme

Besiktas i ofron Sivassporit 10 milion euro për Rey Manajn

Share

Rey Manaj është duke bërë paraqitje tejet të mira me fanellën e Sivassporit në kampionatin turk.

Lojërat e tij të mira kanë bërë që të ketë interes për të. Thuhet se gjiganti turk, Besiktas e ka bërë futbollistin shqiptar objektivin kryesor të tyre, shkruan Gazeta Express.

Skuadra nga Stambolli e vlerëson shumë Manajn dhe në verë pritet që të bëjë një ofertë zyrtare te Sivasspori.

Kjo e fundit e vlerëson Manajn 15 milionë euro, por këtë shumë gjiganti turk nuk është në gjendje ta ofroj.

Skuadra nga Stambolli është gati të ofrojë 10 milionë euro, plus dy lojtarë te Sivasspori për të arritur te Manaj.

Te gjiganti turk ëndërrojnë që për sezonin e ri të kenë një treshe shqiptare në repartin ofensivë me Rey Manajn, Milot Rashicën dhe Ernest Muçin.

Në 26 ndeshje në të gjitha garat me Sivassporin, Rey Manaj ka realizuar 18 gola.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button