Besard Xhaferri: Risitë e vitit të ri shkollor, janë futja e fotove të Veliajt në tekstet shkollore
Këtë të hënë, përmes një reagimi në “Facebook”, kreu i FRPD-së Besard Xhaferri, ka shkruar se risitë e reja të vitit të ri shkollor 2024-2025, janë futja e fotove të Veliajt dhe simboleve të L*G*B *T *Q në tekstet shkollore!
Ai deklaron më tej, se sot drejtimi i shkollave është në dorë të militantëve, ku në shumicën e rasteve diploma, eksperienca dhe Shkolla e Drejtorëve, nuk kanë asnjë vlerë përpara kodit unik të patronazhistit, teserës së partisë ose vërtetimit se ke qenë komisioner i PS në zgjedhje.
Gjithashtu, ai shton se për shkak të korrupsionit të pa fre ndërtimi i shkollave ka mbetur në stanjacion, pasi vetëm në Tiranë, Erion Veliaj morri 55 milionë euro për të ndërtuar 17 shkolla, por ndërtoi vetëm 9 shkolla, pasi paratë u asgjësuan me manualin e Bandës 5.
Në kryeqytet shumë shkolla do vijojnë mësimin me turne, teksa mbi 200 mijë qytetarë ne zona si Astiri, Kodra e Diellit dhe Farka edhe këtë vit nuk kanë asnjë institucion arsimor publik në lagjet e tyre.
“Sot është dita e parë e shkollës dhe të gjithë nxënësve, prindërve dhe arsimtarëve në Shqipëri u uroj një vit të mbarë shkollor!
Por sot është një ditë reflektimi së pari për regresin dramatik të arsimit shqiptar dekadën e fundit nën qeverisjen e Rilindjes, ku sipas raporteve të PISA-s arsimi shqiptar është në të njëjtat kushte si në vitet 2000.
Sot drejtimi i shkollave është në dorë të militantëve, ku në shumicën e rasteve diploma, eksperienca dhe Shkolla e Drejtorëve, nuk kanë asnjë vlerë përpara kodit unik të patronazhistit, teserës së partisë ose vërtetimit se ke qenë komisioner i PS në zgjedhje.
Sindikatat anomime i kanë braktisur arsimtarët, që sot janë në mëshirë të drejtorëve të emëruar politikisht që bëjnë biznes me dijen, duke nisur nga ryshfeti për regjistrime tek haraçi për përzgjedhjen e mësueses kujdestare.
Për shkak të korrupsionit të pa fre ndërtimi i shkollave ka mbetur në stanjacion, pasi vetëm në Tiranë, Erion Veliaj morri 55 milionë euro për të ndërtuar 17 shkolla por ndërtoi vetëm 9 shkolla, pasi paratë u asgjësuan me manualin e Bandës 5.
Në kryeqytet shumë shkolla do vijojnë mësimin me turne, teksa mbi 200 mijë qytetarë ne zona si Astiri, Kodra e Diellit dhe Farka edhe këtë vit nuk kanë asnjë institucion arsimor publik në lagjet e tyre.
Këta prindër do paguajnë faturat e kripura të transportit ose të shkollave private.
Në rrethe vetëm pak kilometra larg Tiranës ka fëmijë që bëjnë deri në 4 ose 5 orë rrugë në këmbë për të marrë dije, pasi burokracitë i privojnë familjet e tyre nga subvencionimi i transportit.
Pavarësisht këtij realiteti dramatik të cilin nuk e dua në vendin tim, të vetmet risi të MAS për këtë vit ishin futja e fotove propagandistike të Erion Veliajt në tekstet shkollore dhe futja e simboleve të LGBTQ.
Arsimi është një fushë ku nuk duhet të tolerojmë pasi rrezikojmë të asgjësojmë një komb nëse kemi asgjësuar arsimin”.– shkruan Xhaferri.