Aktualitet dhe Lajme

Berishës i hiqet arresti shtëpiak/ Argita Malltezi: E prisja lirimin e tij

Share

argita Malltezi ka reaguar për herë të parë pasi babai i saj njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është liruar nga masa e arrestit shtëpiak. Malltezi është shprehur se e priste vendimin për lirimin e Berishës, ndërsa tha se nuk e ka humbur shpresën për rikthimin e ligjshmërisë në vend.

“Asnjëherë nuk kam humbur shpresën për rkthimin e ligjshmërisë në vend e kam thënë që Sali Berisha do ta fitojë këtë betejë. Vendimi i sotëm kishte surprizat e tij. Berisha përmes lobimit korruptiv të Soros dhe Ramës u shpall non grata. Soros kërkonte të përcaktonte deputetët e opozitës. Escobar dhe Yuri Kim bënë presion të hapur ndaj SPAK për të filluar çështjen penale. Balla bëri një kallëzim të rremë që e kemi zbërthyer Rama urdhëroi SPAK për të marrë masa ndaj Berishës. Fillimisht kufizimi i lirisë pastaj u zëvendësua me arrest mbi bazën e një çështjeje penale që nuk ekzistonte. Ishte bazuar në kallëzimin e rremë të Ballës.”, u shpreh ajo në A2CNN.

Sipas Malltezit vendimi i arrestit shtëpiak ndaj Berishës përbënte shkelje të Kushtetutës, ndërsa shtoi se me sot u rivu në vend drejtësia. Ajo theksoi se faktorët që, sipas saj ndikuan në këtë vendim, ishin qëndresa opozitare, përshkallëzimi i aksionit opozitar, dhe atë që Malltezi e quan “fryma e re pas fitores së Trump”.

“Vendimi i arrestit shtëpiak përbënte shkelje të Kushtetutës. Berisha u vu nën masa krejt ndryshe nga precedentët e tjerë. U shkel kodi i procedurës penale dhe të gjitha këto tregojnë që nuk ka pasur çështje penale, por as bazë për të vendosur arrestin. U vendos duke thënë që nuk iu bind masave të para”. Është një rivënie e të drejtës në vend, por askush nuk duhet të harrojë rrugën e gjatë që bëmë deri këtu. Faktor determinant ka qenë qëndresa e opozitës në këto 333 ditë, përshkallëzimi i aksionit opozitar, fryma e ndryshimit që u ndje me Donald Trump, jo si individ por si luftëtar në zmbrapsjes e rrezikshme dhe procedura në Strasburg që adresonin pretendimet që ne kemi ngritur në vijimësi dhe që janë injoruar nga gjykatat vendase.”, tha ajo.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button