Aktualitet dhe Lajme

Berishën nuk e ndal arresti në shtëpi, del dhe mban fjalim me mikrofon nga dritarja e banesës

Share

Sali Berisha nuk ndalet as nga arresti në shtëpi, teksa pasditen e sotme ka dalë me mikrofon në dritaren e banesës dhe ka mbajtur fjalim para dhjetëra simpatizantëve të tij që janë mbledhur poshtë pallatit ku ai banon.

“Për Edi Ramën Kushtetuta e vendit nuk ekziston. Nuk ka prokuror që mund të mohojë lirinë e shprehjes. Kjo betejë ka për qëllim rikthimin pluralizmit. Rama është vërsulur ndaj çdo demokrati me urrejtje”, tha ai ndër të tjera.

Fjala e plotë

O sot o kurrë!
Në këmbë shqiptarë.
Miqtë e mi, Edi Rama në traditën e tij më të shëmtuar, në traditën e të atit të tij xhelat, i cili si zëdhënës i Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës, firmoste varjen në litar të fjalës së lirë të poetit të pavdekshëm Havzi Nela, urdhëroi mercenarët e tij t’i ndërpresin Sali Berishës çdo komunikim me ju.
Por unë do u rrëfej ju një gjë.
Unë dhe çdo njëri prej jush kemi dy Kushtetuta. Kushtetutë supreme kemi ndërgjegjen tonë.

Ajo është hyjnorë, është tokësore. Ne i bindemi asaj, njëlloj si Zotit dhe ndaj u garantoj ju se Sali Berisha do pranojë dhe do bëjë vetëm atë që është në interesin tuaj, në interesin e demokratëve, në interesin e pluralizmit, në interesin e Shqipërisë.

Përveç kësaj, vendi, kombi ka një Kushtetutë të miratuar. Një Kushtetutë që përdhoset, shkelmohet çdo ditë nga diktatori i bandave, Edi Rama dhe mercenarët e tij në Skap dhe në drejtësi.

Për Edi Ramën, Kushtetuta e vendit nuk ekziston.

Kushtetuta në një nen të saj, ka nenin 17, në të cilin përcakton se nuk ka kryeministër, nuk ka gjykatës, nuk ka prokuror që mund të mohojë lirinë e shprehjes.

Ajo ndodh vetëm me ligj, por horat ligj nuk kanë, horat moral nuk kanë.
Ndaj dhe ne respektojmë Kushtetutën supreme, por respektojmë edhe Kushtetutën që qëndron në themel të shtetit ligjor.

Miqtë e mi, kjo është një betejë që ka një mision të shenjtë hyjnor, rikthimin e pluralizmit pas zhdukjes së tij 33 vjet pas themelimit të PD.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button