fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Berisha: Rama do flasë në OKB si Maduro i Venezuelës, si përfaqësues i një regjimi që ka konfiskuar votën e shqiptarëve

Share

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka folur sot për fjalimin që pritet të mbajë Edi Rama në OKB, ku sipas kryedemokratit do flasë si Maduro i Venezuelës.

‘Rama do flasë në OKB si Maduro i Venezuelës. Do flasë si përfaqësues i një regjimi që ka konfiskuar votën e shqiptarëve’, theksoi Berisha.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, kauzës së drejtë të Shqipërisë.

Një përshëndetje të veçantë mikut tim të vjetër, zotit Luigj Gjoka, përfaqësuesit të shkëlqyer të diasporës sonë, mbështetje e fuqishme e lirisë së shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri.

Mbështetje të veçantë gjithashtu të gjithë shqiptarëve në Miçigan, Nju Jork, Boston, kudo që janë në vendin e madh të lirisë.

Ftesa ime e përzemërt, miqësore, të votojnë për kandidatin apo kandidaten që duan në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri.

Le të jenë zgjedhjet e ardhshme zgjedhjet e bashkimit të shqiptarëve për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri.
Për shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti, për interesin kombëtar të shqiptarëve.

Të dashur miq, në mbarë vendin ka një optimizëm, ka një frymë bashkimi midis opozitarëve dhe unë përsëri sot ftoj çdo demokrate dhe demokrat, i cili për një arsye apo një tjetër, për një mendim apo një tjetër, për një hatërmbetje apo një tjetër, është veçuar, të rikthehet në shtëpinë e tij, të rikthehet në investimin e tij, të rikthehet në një kohë historike, në një kohë të misionit më të rëndësishëm të PD-së, misionit të përmbysjes me votën e lirë të diktaturës të bazuar në aleancën e Edi Ramës me krimin, me drogën, me vjedhjen e shqiptarëve.

Për çdo shqiptar është një shans i madh, është një oportunitet i veçantë.
Në të vërtetë është shansi i jetës për të përmbysur këtë diktaturë që po zbraz çdo ditë e më shumë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Përsëri të dhënat e fundit tregojnë se Shqipëria renditet e para për kërkesat e azilit dhe largimin e shqiptarëve prej saj.
Miq, po ndëshkojmë kombin me çdo ditë që mbajmë këtë regjim.

Po ndëshkojmë të ardhmen me çdo ditë që tolerojmë këta pushtues të brendshëm të egër.

Ndaj dhe e gjithë shpresa, i gjithë besimi është në guximin tonë, në qëndresën tonë, në trimërinë tonë, në fitoren tonë.
Këto ditë, Edi Rama do flasë në Lidhjen e Kombeve njëlloj si Maduro i Venezuelës, njëlloj si diktatorët e Taxhikistanit, Turkmenistanit, Koresë së Veriut.

Do flasë si përfaqësues i një regjimi që ka konfiskuar votën e shqiptarëve.
Do flasë si përfaqësues i narkoshtetit që ka zëvendësuar ligjet e vendit me kodin e mafies.

Do flasë si një mafioz që nuk ka asnjë interes tjetër shoqëror kombëtar, apo çfarëdo qoftë, përveç interesave kriminale të pasurimit të tij, të pushtetit të krimit të tij.

Do flasë si një tradhtar i kombit, si një shërbëtor i shpifur i Beogradit, si një Rrahman Morinë i Kosovës, si një Sinan Hasan i shqiptarëve, si një esaditst, si një Zograf që punon ditë e natë kundër lirisë dhe demokracisë së shqiptarëve.
Që punon ditë e natë kundër pavarësisë së Kosovës.

Që përpiqet me të gjitha mjetet të organizojë puçe në Kosovë, pasi dështoi në ndarjen e saj.

Të dashur miq, të gjitha këto bëjnë jetike, bëjnë vendimtare betejën tonë.

Të gjitha këto duhet të frymëzojnë dhe frymëzojnë opozitën nën thirrjet e himnit kombëtar, nga lufta veçse ai largohet, për votën e lirë, ja vdekje ja liri.

Për lirinë e Shqipërisë, ja vdekje ja liri!
Sot, kjo betejë është betejë për fëmijët shqiptarë që ushqehen me dy vakte në ditë sepse Edi Rama vjedh me qeverinë e tij qindra milionë euro pasuri publike.

Është betejë për të rinjtë shqiptarë, të cilët për të blerë një apartament në kryeqytetin e tyre, duhet të punojnë 105 vite.
Është betejë për pensionistët shqiptarë që numërojnë kafshatat dhe paguhen sot në mënyrën më qesharake.

Është betejë për të sëmurët shqiptarë që mjekohen masivisht me ilaçe të skaduara dhe që mafia e Edi Ramës vjedh paratë e ilaçeve të tyre, të aparaturave të tyre dhe ka katandisur shëndetësinë në një bursë vdekje për shqiptarët.

Kjo betejë është betejë për të ardhmen e shqiptarëve në këtë vend të bekuar.

Është betejë për kthimin e pasurive përrallore publike të këtij vendi në mirësi për qytetarët shqiptarë.
Është betejë për të rikthyer në Shqipëri qindra e mijëra shqiptare për të investuar djersën e tyre, mundin e tyre në dheun e tyre të dashur.

Është betejë për t’i kthyer Shqipërisë dinjitetin, për të ecur të sigurt në rrugën e integrimit evropian.
Është betejë për të mbështetur Kosovën, në rrugën e saj drejt Europës, anëtarësimit në NATO.

Pra, kohërat janë historike për çdo shqiptare dhe çdo shqiptar.

Le të bashkohemi ne dhe ju garantoj se kjo narkoqeveri në vetvete përfaqëson një kalbësirë që nuk mund t’i rezistojë as dy ditë vrullit të fuqishëm të qytetarëve, guximit të betejës së tyre për qeveri teknike, votën e lirë, fitoren e opozitës, fitoren e Shqipërisë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button