Aktualitet dhe Lajme

“Berisha nuk i bashkangjitet”/ Analisti zbulon se kur do të arrestohet Meta: Pasuria do ta nxjerrë zbuluar…!

Share

Analisti Arben Meçe ka diskutuar në lidhje më situatën politike në kampin opozitar në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Breaking me Fiori Dardha”.

Gjatë diskutimit Meçe ka thënë për Metën se ai po përpiqet të bëjë të njëjtin skenar me atë të ish-kryeministrit Berisha. Sipas analistit Meta do ta nxjerri veten si lider i dytë i opozitëz gjë të cilën deri më tani e ka kryer me sukses, gjithashtu të bëhëj pjesë e opinionit publik ose të futej në ekranet e televizioneve. Ilir Meta është i vetëdijshëm që të gjitha veprat e tij janë të dënueshme, pra sipas analistit Meta e di që dëmet e tij do të kalojnë në ndjekje penale.”

Një e vërtetë e madhe është që nuk ka asnjë panel nëpër studio televizive ose opinionist që të dalë në krah të Ilir Metës,sepse të të gjithë janë të bindur që veprat që ka kryer Meta janë të penalizueshme, por edhe Meta është i ndërgjegjshëm për një gjë të tillë” tha analisti. Gjithashtu ai ka shtuar që presidenti tenton të bashkangjitet me ish-kryeministrin Berisha.

Pavarsisht kësaj Berisha tenton ta mbajë në distancë presidentin për sa i përket formatit me të cilin do të ekspozohet ai. “Berisha është i penalizuar jo me tepër si i korruptuar, por më tepër si armik i demokracisë, non-grata, pra Berisha është krenar që është armik i demokracisë dhe natyrisht këtë kauzë po e përdor për të tërhequr njerëz. Nërsa Meta është i kategorisë person i korruptuar,dhe i bashkangjitet Berishës si opozita në burg” tha Meçe.

Sipas analistit Berisha nuk pranon të bashkangjitet me Metën për shkak se nuk do të indentifikohet si person i korruptuar dhe kjo gjë u vu re në konventën e Metës ku nuk kishte përfaqësues të partisë Demokratike.

“Ishte Meta që shkoi te Berisha dhe jo Berisha te Meta dhe është e lexueshme, strategjia e Metës do vazhdojë të jetë goditja e SPAK dhe përfaqësimi i tij si lider opozite që goditet nga regjimi i qeverisë” thotë analisti.

Analisti gjithashtu ka shtuar se nuk ishte dakort me reagimin e kreut të SPAK, Altin Dumanit, sepse kjo gjë i ka dhënë në dorë Metës një “instrument” që të thotë se SPAK-u po e godet, kur kjo gjë nuk është e vërtetë. Të gjithë po presin goditjen penale të SPAK për Metën dhe nëse kjo gjë nuk ndodh atëhere SPAK-u duhet të shohë edhe njëherë pozicionin e tij. Meçe ka përfunduar duke thënë se pasuria e vetë Metës do t’a nxjerrë atë zbuluar./m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button