Aktualitet dhe Lajme

”Berisha, i burgosur politik”, Noka: Nëse mazhoranca vazhdon të nëpërkëmbë ligjin, përgjigjia do jetë siç e meriton

Share

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Sali Berisha është i burgosur politikisht.

Noka: Unë e kam deklaruar javën e kaluar që Sali Berisha është kryetar i PD-së dhe i opozitës.

I burgosur politikisht dhe i ndaluar politkisht të marrë pjesë në aktivitetin e tij kushtetues politik.

Sali Berisha sot mbahet në kundërshtim me çdo rregull dhe me çdo ligj.

I burgosur politik.

Është rast unikal në botë që një njeri jo më një politikan të mbahet i burgosur pa akuzë, pa fakte.

Qëndrimi im ka qenë qëndrim i forcës që unë përfaqësoj.

Në rast se do të tentojnë të vazhdojnë duke nëpërkëmbur ligjin dhe Kushtetutën përgjigjia do të jepet ashtu sic e meriton./m.j

 


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button