Aktualitet dhe Lajme

Berisha: Edi Rama është sot pushtetari 25 vjeçar më i korruptuar në Evropë dhe me gjerë

Share

Nga dritarja e shtëpisë së tij, Sali Berisha tha se Edi Rama është sot pushtetari 25 vjeçar më i korruptuar në Evropë dhe me gjerë.

Ai shtoi se Rama e përdor pushtetin mbi të gjitha për ti larguar ata nga Shqipëria, nga vendi i tyre për të rrënuar qenien e tyre dhe për tu pasuruar vetë, familjarë, të afërt për rilindësit në tërësi.

Berisha: Të dashur qëndrestare dhe qëndrestar, misionarë dhe misionare të dinjitetit të lirisë, shpresës, luftëtarë të paepur kundër një regjimi diktatorial, armik i egër i lirive, të drejtave, dinjitetit dhe qenies tonë. Ju përshëndes nga zemra, përulem me mirënjohje të pakufishme ndaj jush, për këtë betejë me të cilën ju luftëtarë të vërtetë të një kauze të drejtë u prini shqiptarëve drejt fitores së merituar.

Edi Rama është sot pushtetari 25 vjeçar më i korruptuar në Europë dhe me gjerë. Edi Rama ka përdorur 25 vite në pushtet me një urrejtje të pashembullt ndaj shqiptarëve. Përdor pushtetin mbi të gjitha për ti larguar ata nga Shqipëria, nga vendi i tyre për të rrënuar qenien e tyre. Përdor pushtetin prej 25 vitesh për tu pasuruar vetë, familjar, i afërt për rilindësit në tërësi. Përdor pushtetin për të fshehur, qindra milionë euro në kontot ofshore.

Përdor pushtetin për të dhunuar opozitën, për të krijuar Shqipërinë pa opozitë. Përdor pushtetin për të kontrolluar drejtësinë dhe për të shndërruar atë në një levë, instrument kundër opozitës dhe qytetarëve. Përdor pushtetin për të ndëshkuar vetëm ata që don ai.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button