Aktualitet dhe Lajme

Bëri drift me makinë në qendër të Burrelit, gjobitet me 40 mijë lekë italiani – Newsbomb Albania

Share

Një 32-vjeçar italian është gjobitur me 40 mijë pasi është filmuar duke bërë drift në qenër të qytetit të Burrelit. Pas ngjarjes ai është shoqëruar në Komisariat, bashkë me automjetin e tij.

Bazuar në disa pamje filmike në të cilat shfaqet një automjet me targa italiane, duke kryer manovra të rrezikshme (drift), në qytetin e Burrelit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe ata të Policisë Rrugore kanë kryer veprimet për identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesit të automjetit.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E.H., 32 vjeç, banues në Itali, është shoqëruar në Komisariat, bashkë me automjetin e tij.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Policisë Rrugore i’u vendos masa administrative 40 000 lekë, bazuar në nenin 139 të Kodit Rrugor”, njofton policia.

A ju ndihmoi ky artikull?

PoJo


Huazuar nga newsbomb.net

Back to top button