fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Beleri i kërkon Burgjeve ta lejojnë të marrë pjesë në seancën e parë të PE-së

Share

Fredi Beleri kërkon të marrë pjesë në seancën e parë të Parlamentit Europian. Beleri është një nga eurodeputetët e Nea Demokracia, partisë së Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, në Parlamentin Europian, pjesë e grupimit të EPP-së.

Fredi Beleri i ka drejtuar një kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të lejuar pjesëmarrjen e tij fizikisht në mbledhjen e Parlamentit Europian që do të mbahet më 15 korrik.

Beleri është dënuar nga Apeli i GJKKO-së me 2 vjet heqje lirie me akuzën e korrupsionit zgjedhor, ndërsa u arrestua nga policia dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit 2023. Gjithsesi arrestimi nuk e pengoi Belerin që të fitonte Bashkinë e Himarës, por detyrën e Kryebashkiakut që nuk arriti ta ushtronte pasi nuk u lejua nga shkallët e gjyqësorit shqiptar që të betohej, sikundër përcaktohet në ligj, para Këshillit Bashkiak.

E ndërsa ka humbur funksionin si Kryebashkiak për shkak të ligjit të dekriminalizimit dhe në 4 gusht pritet të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Beleri si eurodeputet kërkon të marrë pjesë në seancën e parë të Parlamentit Europian. Nuk dihet nëse do të lejohet ose jo, por ky është precedenti i parë për rastin e Shqipërisë, që një personazh i dënuar, është eurodeputet.

Lapsi.al e ka analizuar këtë problem. Për më tepër, lexoni këtë artikull: Beleri në qeli/ Rama përballë Brukselit për betimin e eurodeputetit 



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button