Aktualitet dhe Lajme

Bashkimi i prodhuesve shqiptarë/ Balluku: Të implementojmë praktikat më të mira të rajonit e Evropës

Share

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në tryezën e diskutimit me përfaqësuesit të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë. Gjatë fjalës së saj, ministrja u shpreh se është e rëndësishme që të implementohen praktikat më të mira të Evropës.

“Janë kryesisht ligje të përafruara tashmë pose që janë në proces përafrimi ndaj për ne është e rëndësishme se të gjitha hapat që do të hedhim në të ardhmen të kenë një bazë të mbështetur mbi praktikat më të mira. Nuk pritet nga ne që të shpikim rrotën, nuk do të bëjmë asnjë hap që nuk është bërë nga vendet e BE-së apo rajoni. Kjo duhet patur parasysh dhe nëse qëndrojmë në këtë kornizë, jam e sigurt që do ta zgjidhim në mënyrën më të shpejtë.

Ajo që do të kërkoja është shpejtësia pasi procesi i ndryshimeve ligjore zakonisht merr një kohë të konsiderueshme por nga ëfarë më rezulton, nga bisedat paraprake që kam bërë me Shalsin dhe Pëllumbin, kam kuptuar që e keni konsumuar paraprakisht një pjesë të çështjeve që do të thotë që edhe komisionet janë të përgatitura dhe kanë dijeni mbi çështjet që iu shqetësojnë.”, u shpreh mes të tjerash ministrja./m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button