Aktualitet dhe Lajme

Basha në tryezën e dialogut opozitar: Takimi i sotëm këmbanë alarmi për interesat e shqiptarëve

Share

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim në tryezën “Harku Opozitar Euro-Atlantik”, ku ka mbledhur figura të njohura të opozitës, të cilët momentalisht nuk janë pjesë e politikës.

Në fjalën e tij në hapje të tryezës, Basha u shpreh se nesër është afati i fundit i komisionit të Reformës Zgjedhore, ndërkohë që takimin e sotëm e quajti një kambanë alarmi për interesat e shqiptarëve.

Gjithashtu, Basha tha se interesat e shqiptarëve edhe një herë rrezikojnë t’i nënshtrohen interesave të ngushta personale, të atyre që me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 përmbysën balancën institucionale, përqendruan pushtetin dhe në këtë mënyrë dëmtuan jo pak funksionimin e demokracisë, llogaridhënien politike, rolin e parlamentit dhe vet përfaqësimin e interesave të qytetarëve.

“Sot ndodhemi më pak se një vit nga data fillestare e caktimit të zgjedhjeve, sipas kodit zgjedhor dhe në një moment tërësisht të parapërgatitur nga një pjesë tjetër e politikës, për t’i mohuar shqiptarëve, përfitimet e një reforme të vërtet zgjedhore. Nesër është afati i fundit i komisionit të reformës zgjedhore dhe nuk është e rastësishme që kjo tryezë dialogu me gjithë faktorët politik, partitë politike opozitare mbahet sot pikërisht si një këmbanë jo për interesat e partive politike që përfaqësoni, por për interesat e shqiptarëve që edhe një herë rrezikojnë t’i nënshtrohen interesave të ngushta personale të atyre që me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 përmbysën balancën institucionale, përqendruan pushtetin dhe në këtë mënyrë dëmtuan jo pak funksionimin e demokracisë, llogaridhënien politike, rolin e parlamentit dhe vet përfaqësimin e interesave të qytetarëve”, tha ai.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button