Aktualitet dhe Lajme

Basha, ish-kryetari i padukshëm/ Minxhozi: Hemorragjia nga grupimi i Bashës, e hershme. Vetë i zoti i shtëpisë s’e donte vulën

Share

Analisti Skënder Minxhozi në emisionin “Real Story” në ABC News foli për situatën politike, duke komentuar qëndrimet e Lulzim Bashës, si edhe reagimet e ish-kryeministrit Sali Berisha në qëndrimin e tij për vulën.

Gjatë kësaj interviste, Minxhozi u shpreh se Basha ka treguar se nuk ka qenë i interesuar për vulën, pasi ndryshe nga Berisha që ka qenë thuajse në çdo dalje , intervistë apo edhe nga ballkoni i banesës, Basha ka bërë të kundërtën, nuk është dukur dhe të tregojë se po lufton për të mbrojtur vulën.

“E kam vlerësuar koherencën tënde, por po shohim se si kjo hemorragji nga grupimi i Bashës është e hershme. Balanca filloi pas 6 marsit dhe kjo ka ndodhur sepse Rolandi dhe disa kolegë të tjerë e kanë dashur dhe duan ndaj edhe bëjnë betejën e vulës. Por Gjykata e Lartë është shprehur njëherë. Realisht Bejko e ka dashur vulën e partisë, por problemi është se i zoti i shtëpisë tuaj nuk e ka dashur. Përse? Në këtë studio dhe panele të tjera si ky, ju të gjithë që ishit bashkëpunëtorët e tij, por një hap më të ulët në nivel, ishit non stop, në fundjavë, kurdo që mund të hapje tv ju gjeje të gjithëve ju.

Por kërkohej me qiri Lulzim Basha, dhe të gjithë ne nuk shihnim kryetarin e partisë që konkuronte Berishën. Ndërsa Berisha që po shkon 80 vjeç në çdo podium kudo shihte një kamera, telefon është një njeri që fillon të flasë. Vazhdon çdo ditë të javës që prodhon nga një fjalim, ai mirëpërdori në interesin e vet të mos pasurin e vulës, ju se përdorët fare të pasurit e vulës. Tani Basha bën një gjë false, takime që nuk prodhojnë asgjë. Pra unë nuk dua të ju them sepse gjykata nuk e dha vulën sepse nuk doli në tv. Por si mund të fitosh kur nuk do të fitosh”, u shpreh ndër të tjera Minxhozi./m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button