Aktualitet dhe Lajme

Balotelli: Milan fiton derbin ndaj Interit. Rasti i Acerbit? Janë 20 mijë kamera, për mendimin tim e mbrojtën

Share

“Për mendimin tim, Milan do të fitojë derbin”, këto ishin fjalët e para të Mario Balotelli.

Ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit, tani që luan në Turqni, komentoi në “Tëitch”, në kanalin “Controcalcio”, për ambiciet e kuqezinjve.

“Unë fitova një Premier League në sekondën e fundit, kështu që duhet të luajnë deri në fund sepse gjithçka është e mundur, por mendoj se është e vështirë për Interin të humbasë këtë Scudetto.

Lojtari më i mirë në Serie A? Unë them Lautaro përballë Osimhen dhe Leao. Rasti i Acerbit? Janë njëzet mijë kamera, njëzet mijë mikrofona dhe nuk gjetën prova për fyerjen e Acerbit? Për mua mund ta kenë mbrojtur”, është shprehur Balotelli. /abcnews.al




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button