Aktualitet dhe Lajme
Balla takim me kryebashkiakun e New York: Mik i veçantë dhe mbështetës i komunitetit shqiptar
Ndalesa e radhës së ministrit të Brendshëm, Taulant Balla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte në zyrën e Kryetarin të Bashkisë së New Yorkut, Eric Adams.
Balla e ka vlerësuar Adams, si një mik të veçantë dhe mbështetës të komunitetit shqiptar.
Eksperienca e NYPD sa i përket luftës kundër krimit, policimi në komunitet dhe bashkëpunimi i Akademisë sonë të Sigurisë me Akademinë e Policisë së New York ishin disa nga temat kryesore të diskutimit mes ministrit Balla dhe kreut të Bashkisë së New Yorkut.
/a.r
Huazuar nga Javanews.al