CampingjeGuida dhe guiderHostele dhe BujtinaLOKALEVisit Diber
Atraksionet Natyrore ne Diber
Nga Zyra Turistike Diber

Qarku i Dibrës ka monumente të shumta natyrore (gjithsej 41), të cilat dallohen për vlerat e tyre të veçanta gjeologjike, biologjike, historike dhe estetike. Disa nga këto monumente janë kategorizuar si zona të mbrojtura. 41 monumentet e grupuara përgjatë pesë shtigjeve janë:
- Përgjatë shtegut Setë-Lurë
• Shpellat: Shpella e Gurit të Kuq; Burimi dhe Shpella e Sopanikës; Shpella e Rusit (Grykë-Nokë); Shpella e Akullit – Bulaç
• Liqenet: Liqenet e Kasnise; Liqeni i Luleve (Lurë); Liqeni i Zi (Lurë); Liqeni i Madh (Lurë)
• Pemë: Vakefi i Sines se Epërme; Bredh i Lurës; Rapi i Çidhnës; Lisi i Dobit;
• Rrafshnalta dhe Livadhet: Morena e Lurës; Cirku i Kurorës se Lures; Fusha e Mares – Lurë;
• Të tjera: Malet e Lurës; Gryka e Madhe, Lurë; Gryka e Setes (pjesa me e ngushte dhe e thelle) - Përgjatë shtegut të Luginës së Shërimit
• Shpella: Shpella e Qytezës
• Hidro-monumente: Burimi termo – mineral Llixhave të Peshkopisë dhe Bellovës
• Të tjerët: Boroviku i Begjunecit; - Përgjatë shtegut Radomirë-Korab
• Gjeomonumentet: Mali i Korabit dhe Shpella e Imer Aga
• Rrafshnalta dhe Livadhet: Rrafshi Korabi; Fusha e Panairit;
• Hidromonumentet: Liqeni i Zi (sipër Radomirës), Burimi i Ujit të Ftohtë, Vleshë; Burimi i Mbretit – Serakol - Përgjatë shtegut Kërçin-Velivar.
• Gjeomonumentet: Mali i Kercinit (Guri i Kërçinit), Krasta e Pocestit;
• Biomonumente: Rrafshi i Kërçishtit, Vakefi i Çangës
• Hidro monumente: Ujëvara Pocest (Maqellarë), Burimi i Kërçinit - Përgjatë Shtegut të Gramës
• Gjeomonumentet: Shllinasi; Kodra e Parave, Blliçe; Pasqyra e Gramës ;Bjeshka e Zonjave, Zimur; Karsti i Malit të Bardhë.
• Biomonumente: Pisha e Blliçe; Pema e Ahut e Blliçe; Lisi i Kabe;
Shpërndarja gjeografike e monumenteve të natyrës në rrethin e Dibrës është e pabarabartë dhe ndryshon sipas njësive administrative dhe lartësisë mbi nivelin e detit. Ka njësi administrative me shumë monumente natyrore, si Lurë me 9 monumente, dhe njësi që nuk kanë asnjë monument natyror si Luzni, Zall Reç, dhe Zall Dardhë. Qyteti i Peshkopisë përfaqësohet vetëm nga burimet termo-minerale.
Më shumë informacion mbi monumentet natyrore në Dibër mund të gjeni duke klikuar në Burimet Natyrore