Aktualitet dhe Lajme

Atentati mafioz/ Po lëvizte me motor, ekzekutohet 41-vjeçari në Selanik, në atentat mori pjesë edhe një grua

Share

Një 41-vjeçar është qëlluar për vdekje në Selanik.

Sipas mediave greke 41-vjeçari ka marrë plagë në shpinë dhe në shpatull dhe për pasojë nuk ka arritur të shpëtojë.

Po sipas mediave greke, bëhet fjalë për një emigrant gjeorgjian, i cili është qëlluar me armë zjarri nga një person, në momentin që ai sapo kishte parkuar motorin dhe kishte hequr kaskën.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Stavroupoli, në Selanik.

Viktima është qëlluar nga një automjet në ecje, dhe dyshohet se në makinë ndodheshin një burrë dhe një grua.

41-vjeçari ishte duke lëvizur me motoçikletë dhe dyshohet se është qëlluar të paktën tre herë.

Më pas, njëri prej personave qëlloi të paktën tre herë mbi 41-vjeçarin, i cili lëvizte me motor dhe sapo kishte hequr kaskën.

Një nga plumbat e kapi viktimën në shpinë duke i prekur zemrën, ndërkohë që një tjetër e goditi në shpatull.

Viktima zbriti nga motorri, eci për pak metra dhe më pas u rrëzua në tokë i vdekur.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button