Astrit Ndreu, dibrani që instaloi mbi 1500 servera në Greqi
Ka qenë pjesë e rregullimit të platformës elektronike gov.gr me rastin e pandemisë. Ka ndihmuar në shpëtimin me sukses të 13 personave nga vetvrasja dhe kapjen e 60 vetave për Fake News si është pjesë e grupit të Antikrimit Kyrebrik me 30%
Shqipëria është një vend i begatë, por qytetarëve të saj iu jep pak, ose aspak shanse. Kjo ndodhi në regjimin komunist, e për fat të keq ky vend edhe pse pas 30 viteve pas rrëzimin të diktaturës ende nuk është ai që duhej, tu iu ofronte shanse qytetarëve të tij, veçanërisht të talentuarëve. Emigracioni ka zbrazur vendin tonë prej vitit 1990. Tragjik është fakti që vazhdohet që edhe sot e kësaj dite të ikin qytetarët në pamundësi për të pasur një shkollim, shëndetësi, punë të mirë, në pamundësi për të pasur siguri dhe një jetesë të mirë. Shifrat zyrtare nga INSTAT konfirmojnë se gjatë vitit 2019, më shumë se 47 mijë persona janë larguar nga vendi në emigrim, pra 130 shqiptarë janë larguar çdo ditë! Eshtë ky një alarm, është kuja që duhet dhënë dhe nevojitet reagim për ndalimin e kësaj hemoragjie. Jo vetëm që nga ky vend nuk duhet të ikin shqiptarë, por me gjithçka të bukur që ka, Shqipëria duhet të tërheq në gjirin e saj ata që kanë emigruar, janë histori suksesi në fusha të ndryshme fal shkollimit dhe investimit të tyre në vendet ku punojnë dhe jetojnë fal dhe sakrificave të kanë ndeshur. Janë me mijëra shqiptarët e talentuar të cilët mund të konsiderohen pa frikë si histori suksesi në atë çfarë kanë dhënë dhe japin çdo ditë, duke nisur që nga vendet fqinje Greqi dhe Itali, po ashtu dhe ne Europë, Amerikë, Kanda deri ne Australi.
Për lexuesin startnews.al, sjell sot rastin e një shqiptari të talentuar, një dibrani që jeton dhe punon në Parta, Greqinë fqinje i cili ndonëse u largua në adoleshencë nga vendlindja e tij, e sot është një histori suksesi, kjo fal asaj çfarë ai ka mundur të bëjë duke nisur nga shkollimi deri tek ngritja e një kompanie që merret me punë shërbime në fushën e teknologjisë, e sot shërben dhe ofron shërbime në institucione publike dhe private ne Greqi, duke qenë një investitor i besueshëm.
Ai quhet Astrit Ndreu. Ka lindur në fshatin Soricë të komunës Zall-Dardhë të rrethit Dibër më 3 maj të vitit 1977 dhe është larguar nga Shqipëria sapo ka mbaruar shkollën 8-vjeçare. Mes sakrificash për t’u shkolluar dhe integruar në Greqi ai mundi te mbaroj studimet për inxhinier-shkencash në Aristotelio Panepistimio Thessalonikis.
Në komunikimin për startnews.al, Astrit Ndreu është modest, nuk parapëlqen të mburret, por thotë se për të qenë i suksesshem nevojitet punë. Sipas tij puna është reklama më e mirë e suksesit dhe garancisë për të zhvilluar biznesin për të qenë një partner i besueshëm në tregun jo pak konkurrues.
Astrit Ndreu nga Zall-Dardha e Dibrës pas një pune jo të vogël dhe eksperiencës së fituar në terren ka themeluar firmën e tij “NDREU TEKNOLLOGI” ku po spikat me talentin e tij dhe punëve të lëvdueshme në vendin fqinj duke qenë një nga firmat me serioze në këtë vend anëtare të BE.
“NDREU TEKNOLLOGI”, thotë themeluesi Astrit merret me rregullime të platformave elektronike duke ofruar shërbimet si në institucionet shtetërore që nuk kanë qenë të pakta ashtu edhe tek privatët.
Astrit Ndreu me një eksperiencë 21 vjeçare në fushën e teknologjisë dhe informacionit ku 7 vite ka punuar si specialist dhe prej 14 vitesh ka firmën e tij, pohon se: “Ne si firmë merremi me rregullime të platformave elektronike ku punët tona kanë spikatur nga bankat më të mëdhaja në Greqi si; Alfa Bank, Banka Pireut si bankën shtetërore Internasional Bank, Universitetin e Mjekësisë në Patra, Bursën dhe Universitetin e Përgjithshëm në Athinë, Universitetin Aristotelos Selanik, në Patra në spitalin shtetëror “Rio Patra” dhe atë privat “Olimpion”. Deri më tani kemi instaluar mbi 500 servera në institucione shtetërore në Greqi dhe mbi 1 mijë në tregun privat etj”.
Në bisedë me ne teksa e pyesim për punët e kryera prej firmës së tij Astrit thotë se me “NDREU TEKNOLLOGI” ne: – “Kemi marrë pjesë në rregullimin e platformës elektronike gov.gr me rastin e pandemisë që sot përdoret nga 5 milionë vet në ditë për të gjitha zgjidhjet e shpejta të problemeve të tyre pa qenë nevoja me u paraqitur fizikisht në ndonjë zyrat shtetërore. Kemi ndihmuar, pra dhënë kontributin tonë të shpëtimit me sukses të 13 personave nga vetvrasja dhe kapjen e e 60 vetave për Fake Neës. Për punët profesionale, dhe aftësinë e shfaqur deri me tani, firma jonë është në grupin e Antikrimit Kyrebrik me 30%.