Aktualitet dhe Lajme

Asnjë i arrestuar për kanabisin në Malësi të Madhe, Balla përgëzon policinë

Share

5 parcela me kanabis janë gjetur dhe asgjësuar në Shkodër, Malësi të Madhe dhe në Vaun e Dejës. 10 536 bimë dhe 728 fidanë kanabisi janë gjetur në total. Në operacion morën pjesë 170 punonjës policie.

Konkretisht, në Dukagjin, Shalë dhe Postribë u gjetën dhe u asgjësuan 6600 bimë narkotike. Në njësinë administrative Kelmend, Malësi e Madhe, u gjetën dhe u asgjësuan 3528 bimë kanabisi dhe 728 kubikë me fidanë narkotikë. Në Vaun e Dejës, u gjetën dhe u asgjësuan 408 bimë kanabisi.

Por policia nuk ka mundur që të arrestojë asnjë prej kultivuesve, por thotë se ka gjetur prova që mund t’i çojnë drejt identifikimit dhe kapjes së tyre. Pavarësisht kësaj, ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përgëzuar punonjësit e policisë për aksionin.

“E përgëzoj Policinë e Shtetit, e cila përmes Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Drejtorive Vendore po kontrollon të gjithë territorin e vendit për parandalimin e këtij fenomeni. Edhe një herë përgëzime DVPShkodër për kontrollin e 37 koordinatave dhe asgjësimin e mbi 11 mijë bimëve kanabis”, shkruan Balla në rrjetet sociale.

Nga hetimet e SPAK në radhët e policisë së shtetit është zbuluar se parcelat me kanabis nuk kultivohen pa garancinë e shefave të policisë lokale dhe në shumë raste, janë vetë policët që njoftojnë kultivuesit të largohen kur vijnë kontrollet nga Tirana.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button