Aktualitet dhe Lajme

Asllani: Titulli i humbur ‘djeg’ akoma, finalja e Champions-it nuk ndodh çdo vit!

Share

Kristjan Asllani ka një shans të artë të shtunën pasi në Mynih mund të bëhet shqiptari i parë që triumfon në një finale të Champions League.

Për mesfushorin e Interit ky takim me historinë duhet shfrytëzuar në maksimum pasi siç nënvizon edhe vetë ai të tilla raste në karrierë nuk duhen shpërdoruar.

“Kemi eliminuar Bajernin dhe Barcelonën dhe ky fakt na jep shumë forcë. Ne jemi të vetëdijshëm për forcën tonë, por përballë kemi një rivale të fortë, e cila drejtohet nga një trajner i madh. Kemi shumë respekt për rivalët tanë”, komentoi Kristjan Asllani.

Për shqiptarin, zikaltrit do të frymëzohen në këtë finale të madhe edhe nga humbja e pësuar në Serie A, ku u mundën nga Napoli në garën për titull.

“Ka ende shumë zhgënjim për titullin e humbur. Tani na duhet që të vendosim gjithçka mënjanë, pasi në lojë është Champions-i. Finalja e këtij kompeticioni nuk është diçka që ndodh për vit. Jemi të lumtur që kemi arritur deri këtu dhe në takimin e fundit do të shkojmë për të dhënë gjithçka që kemi për të fituar trofeun”, komentoi Asllani gjatë një interviste të dhënë ditën e sotme.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button