Artan Hoxha tregon aleancat e krimit: Ish deputetit i vranë vëllanë dhe vendosi të marrë hak, u bë bashkë me Martinajn e Shullazin!
Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për operacionin e SPAK që goditi disa nga “kokat” e krimit të Shqipëri.
Hoxha tregoi disa nga aleancat e organizatave kriminale për të eleminuar njëri tjetrin.
Hoxha ndalet te rasti i Arben Ndokës, i cili ka kërkuar aleanca për të eleminuar personat që dyshonte se i vranë të vëllanë.
“Ish deputeti i PS, Arben Ndoka, kur i vritet vëllai vendos të marrë hak. Piketon që ia kanë bërë këta të Niklës. Fillon ti ndajë kush nga ata. Që ti godasë vetëm nuk e ka të lehtë, atëherë fillon me aleanca. Në atë kohë Martinaj ishte plagosur në bllok dhe ishin mbyllur bastet. Martinaj vendoset në Fushë Kuqe.
Me potencialin dhe egoizmin që kishte, i futen edhe pak shkrepsen aty… Ndoka bëhet me Martinaj sepse kishin të njëjtin armik. Martinaj kishte lidhje me Shullazin, futet edhe ai në lojë. Në momentin kur Shullazi futet në lojë dhe përdor lidhjet që ka me Mariglen Hakën, Marigleni ka patur dyshime që atentatet që i kanë bërë mund t’ja kenë bërë Bamët.
Çfarë ndodh? Emiljano Shullazi për shkak të atentatit të vjetër, kërkon të goditet me insistim Durim dhe Valter Bami. Shfrytëzon Hakën për të marrë informacion, itenerarin, ku hanë, ku pijnë, ku mund ti gjesh. Filluan të kontaktonin vrasës.
Në fillim një grup nga Kosova që i kanë ofruar 1 milionë euro. Pastaj vrasës nga Vlora, pastaj nga Kurbini. Pastaj gjetën në zonë, të ndjerin Gentian Bejtja. Ai me një personazh nga Shijaku dhe pjesëtar të fisin Ndoka. Kur punët po ecnin mirë, papritur ndërhyn Prokuroria Speciale dhe Shullazi shkon në 41 bis dhe del nga loja.
Aty kërkojën aleatë të tjerë. Një ndër tentativat, për të parë se si bashkëpunonin, është rasti kur kunati i Gentian Bejtes ndodhet në Ksamil, në plazh takon Durim Bamin, i jep edhe 200 euro djalit të tij. Njofton Bejtjan që Bami është këtu. Ky njofton Ndokën. Në komunikime thotë “kemi dy skuadra në Sarandë dhe janë në Durrës”, pra skuadra ekzekutimi. Këtë lloj fuqie mund ta kishte vetëm shteti, në fakt e kishin këta.
Ky atentat nuk u realizua. Janë personazhe që kanë njohje, mjete.
Në momentin që krijohet aleanca për të goditur grupin e Niklës, atëherë te këta të Niklës bëhen bashkë dhe goditet Martinaj. Kjo është aleanca fituese aktualisht. Aleanca e re që krijohet fillon t’i godasë dhe t’ju hyjë në territor. Aty futet edhe ai djali që u vra para pak ditësh në Athinë.
Të dy aleancat përball njëra tjetërës, kanë filluar në territor, luftë për narkotikë, lojrat e fatit, që vijojnë të paligjshme dhe tjetra për lidhjet me pushtetin qëndror dhe lokal.
Hyjnë oficerë policie, shefa komisariate. Ku bashkëpunpjnë? Trafiku i drogës, lojrat e fatit. Çfarë u kërkohet atyre? Informacion. Japin informacion për rastin e Preng Gjinit, i ka shpëtuar disa atentateve.
Preng Gjini ka hyrë në Shqipëri dhe i është dhënë informacioni grupit kundërshtar nga policia. Është realizuar atentati por e shpëtoi Zoti. Kemi episode kur ish deputeti i PD, që del edhe te rrahja e Strazimirit”, tha ndër të tjera Hoxha.