Aktualitet dhe Lajme
Arsimi profesional tërheq më shumë të rinjtë

16:27 22/05/2023
Është një nga ditët e dyerve të hapura në shkollën profesionale Kolin Gjoka në Lezhë.
Kanë ardhur nxënës të klasave të 9-ta për t’u njohur me mundësitë që ofron shkolla, si dhe biznese që operojnë kryesisht në qarkun e Lezhës. Për nxënësit që mësojnë në këtë shkollë, ky aktivitet është një mundësi e mirë për t’u njohur me tregun e punës.
Sipas drejtorit të kësaj shkolle, organizimi u jep mundësinë nxënësve që të kryejnë praktikën.
Në këtë ditë, kjo shkollë firmosi edhe një marrëveshje me shoqatën e restoranteve dhe bujtinave. Nga viti në vit, është në rritje interesi i të rinjve për të zgjedhur arsimin profesional dhe jo një gjimnaz të përgjithshëm.
Klan News