fbpx
Lajme nga Dibra

ARRSH njofton ndalim të përkohshëm të qarkullimit në Shkallën e Tujanit për punime në skarpate

Share

Punimet për rivitalizimin e skarpateve tek “Shkalla e Tujanit”, Tiranë. Foto: Bulqizaime.al

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se ditën e martë, datë 3 Shtator 2024, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në të dy senset e lëvizjes në zonën e Shkallës së Tujanit.

Ndalimi i qarkullimit do të filloj nga ora 12:00 deri në orën 13:00, për të mundësuar kryerjen e punimeve të gërmimit, copëtimit, ngarkimit dhe transportimit të gurëve dhe mbetjeve inerte. Në njoftimin e ARRSH thuhet se nga ora 13:00 deri në orën 14:30 do të ketë lëvizje të kufizuar të automjeteve në një korsi sigurie, nën monitorimin e sinjalizuesve, semaforëve dhe Policisë Rrugore.

“ARRSH, në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe kontraktorin e punimeve, ka marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut, duke siguruar se procesi do të zhvillohet sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut. Autoritetet kërkojnë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për devijimin e përkohshëm të qarkullimit.” Thuhet në njoftimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Ky ndërhyrje është pjesë e një projekti më të gjerë për rivitalizimin e skarpatave në këtë zonë, i cili filloi në nëntor të vitit 2022, kur ARRSH alokoi rreth 10 milionë euro për sistemimin dhe rivitalizimin e skarpatave në Shkallën e Tujanit dhe Plan të Bardhë. Kontrata fillestare, e cila përfshinte një periudhë prej 18 muajsh, duhej të përfundonte në qershor të vitit 2024. Punimet po kryhen nga bashkimi i kompanive “Ante-Group – FERRO BETON-CONSTRUCTION CO – BILGIN TAAHHUT INSAAT MADENCILIK SANAYI VE TICARET LTD.”

Këto punime ishin një shtesë prej rreth 20 milionë euro për projektin e rivitalizimit të skarpatave në Shkallën e Tujanit dhe Plan të Bardhë – përtej kontratës fillestare për ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Ndërsa në Plan të Bardhë punimet konsiderohen të përfunduara, në Shkallën e Tujanit po ecet më një ritëm shumë të avashtë.




Huazuar nga BulqizaIme

Back to top button