Arrihet marrëveshja mes Ukrainës dhe SHBA-së, shtatë pikat kryesore ku do të bazohen për arritjen e një paqeje të qëndrueshme

Ditën e sotme është nënshkruar marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ukrainës, e cila do t’i japë Uashingtonit akses në disa nga burimet natyrore të vendit të shkatërruar nga lufta.
Ndërkohë, ukrainasit e kanë publikuar marrëveshjen me shtatë pika kryesore që duhet të fitohen për arritjen e një paqeje sa më të sigurt.
Pika e parë e marrëveshjes është, që nuk duhet të ketë asnjë hakmarrje ukrainase ndaj SHBA-së.
Trump më parë ka kërkuar që Ukraina të kthejë 350 miliardë dollarë ndihmë që ai pretendon se i është ofruar nga SHBA-të gjatë luftës, një kusht që Zelensky e hodhi poshtë, por mesa duket në këtë marrëveshje Uashingtoni ka hequr dorë.
Pika e dytë është që SHBA-ja duhet të jetë më e ashpër nga presidentit të Rusisë, Vladimir Putini dhe marrëveshja i referohet “pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë” dhe Departamenti i Thesarit i SHBA-së shton se “asnjë shtet apo person që financoi ose furnizoi makinën ruse të luftës nuk do të lejohet të përfitojë nga rindërtimi i Ukrainës”.
Pika e tretë, nafta dhe gazi të përfshira së bashku me mineralet, ku në të gjitha rastet, burimet natyrore mbeten në pronësi të Ukrainës, edhe pse SHBA-të do të kenë akses të përbashkët.
Pika e katërt është që nuk duhet të ketë asnjë pengesë për ambiciet e Kievit për në Bashkimi Europian, por marrëveshja nënshkruan se SHBA-të e pranojnë qëllimin e Ukrainës për t’u bashkuar.
Pika e pestë është angazhimi ushtarak amerikan përsëri në tryezë, ku SHBA-të e kanë cilësuar marrëveshjen si thelbësore për t’u nënshkruar nëse Ukraina do të vazhdojë të marrë ndihmën e saj ushtarake.
Pika e gjashtë është që SHBA-të mund të largohen në çdo kohë, ku interesi i Trump për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën është më mëdyshje, për shkak të angazhimeve ekonomike të përcaktuara në këtë marrëveshje.
Pika e shtatë është për fitimet nga burimet natyrore do të riinvestohen në Ukrainë, ku nga këta të fundit theksohet se fitimet do të jenë plotësisht në ekonominë e tyre, qoftë në projekte të reja apo në rindërtim.