Aktualitet dhe Lajme
Arrihet konsensusi mes PS dhe Rithemelimit për objektin e komisioneve hetimore? Ja kur mblidhet Konferenca e Kryetarëve
Konferenca e Kryetarëve e cila u shty dy ditë më parë, do të mbahet sot në orën 16:00.
Mbledhja e cila u shty, do të shërbente për të diskutuar mbi objektin e hetimit të dy komisioneve hetimore parlamentare.
Raportohet se mendohet se shkak i shtyrjes, ishte mungesa e dakordësisë për objektin e hetimit të dy komisioneve hetimore.
“Të nderuar anëtarë të Konferencës së Kryetarëve,
Ju njoftojmë se:
Sot datë 15 mars 2024, ora 16.00 do të zhvillohet vijimi i mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.
Sekretaria e Konferences së Kryetarëve”, sipas njoftimit.