Aktualitet dhe Lajme

Arrestimi i Berishës, Salianji nga selia e PD: U burgos lideri i demokratëve, është dita t’i lemë konfliktet pas

Share

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka dalë në një konferencë për mediat, ku komentoi vendimin e GJKKO për të ashpërsuar masën e sigurisë për ish-kryeministrin, Sali Berisha nga “detyrim paraqitjeje” në “arrest në shtëpi”, duke e cilësuar si një goditje ndaj lirisë.

Ai theksoi rëndësinë e lënies pas krahëve të të gjithë problemeve të brendshme të opozitës sidomos pas goditjes së liderit të saj.

Me bashkimin në parlament ishte një hap i parë drejt bashkimit, ndërsa tanimë sipas deputetit është momenti pëe një hap tjetër drejt unifikimit.

“Heqja e lirisë pa prova, mund të jetë po aq i rrezikshëm sa pandëshkueshmëria. Duhet ta themi qartë dhe pa mëdyshje, se Shqipëria sot vuan dhe lëngon nga korrupsioni i një qeverie që në 10 vite ka bërë batërdinë në cdo sektor.

Ne ndërkohë që pritet goditje ndaj korrupsion, goditet lideri i opozitës.

Liria ka simbolikat e saj dhe më kryesorja prej saj është opozita. Garancia për të pasur opozitë është garancia për pasur liri.

Mijëra shqiptarë, demokratë apo jo, nuk duan të jetojnë në një sistem një partiak. Goditja ndaj Berishës ka për qëllim të instalojë një sistem një partiak.

Bashkimi i opozitës nuk duhet të vihet në diskutim dhe tani duhet të fillojë përballja me regjimin. Ne kemi pasur probleme të brendshme, sot më shumë se kurrë është që t’i hedhim pas të gjitha.

Me burgosjese Berishës ka ardhur momenti që të hedhin edhe një tjetër hap drejt unifikimit” tha ndër të tjera Salianji.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button