fbpx
Aktualitet dhe Lajme

“Armiqtë e vjetër” ulen në tryezë, Erdogan dhe Mitsotakis bien dakord për bisedime të reja pozitive mes vendeve

Share

Dy vendet fqinje kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada për disa çështje, duke përfshirë burimet e energjisë, fluturimet mbi detin Egje dhe Qipron e ndarë etnikisht.

Të mërkurën, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, të cilët të dy u rizgjodhën së fundmi, u takuan në samitin e NATO-s në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius.

“Është në dobi të të dy vendeve që klima pozitive e formuar në marrëdhëniet dypalëshe gjatë muajve të fundit të vijojë,” thanë zyrat e dy liderëve në deklaratat pas takimit.

“Të dy palët ranë dakord të ndërtojnë mbi momentin pozitiv dhe të aktivizojnë kanale të shumta komunikimi midis dy vendeve në periudhën e ardhshme”, shtohet në deklaratë, duke theksuar se të dy liderët presin “kontakte më të shpeshta në të gjitha nivelet”.


Huazuar nga Start News

Back to top button