Aktualitet dhe Lajme

Apeli vendos për vulën e PD-së, përfaqësuesit e Bashës dhe Berishës në Gjykatë

Share

Palët përfaqësuese të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës kanë mbërritur në Gjykatë për t’u njohur me vendimin e Apelit për vulën e Partisë Demokratike.

Të dyja palët ndodhen në sallën e pritjes, por mësohet se nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrit.
Të pranishëm nga PD e Rithemelimit janë Gazment Bardhi, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Albana Vokshi, Luciano Boci, Luan Baci dhe Elda Hoti. Ndërsa përfaqësues ligjor janë Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso.

Ndërsa grupi i Bashës përfaqësohet nga anëtari i Kryesisë Endri Hasa, ndërsa avokatë janë Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button