Aktualitet dhe Lajme

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “arrest shtëpie” për Berishën, Gjokutaj: SPAK po sillet si parti politike

Share

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën arrest shtëpie për Berishën.

Avokati Gjokutaj në një deklaratë për media: Të njëjtat fakte, kishte një shtesë për ndërtimet që kishin apo jo mbrojtje nga zjarri. Kjo ishte një risi që do i japë shumë pikë. U shty sepse janë shumë fashikuj që duhet t’i prezantojnë. Është i njëjti tekst, ky është një skandal më vete ndërsa lideri i opozitës vijon në arrest në shtëpi, pa u kryer hetimi.

Ne kemi dokumentuar shkeljet skandaloze të këtyre gjykatave, janë humbur disa beteja, por nuk është humbur lufta. Këtë luftë ne do ta fitojmë, nuk e di se kur.

Në gjyq është dyluftim. SPAK po sillet si një parti politike, po ndjekim rrugën ligjore, si i vetmi mjet i sigurt, për të na dërguar te e drejta. Këta bëjnë sikur s’dëgjojnë, por në fund do ta marrin përgjigjen”.

vijon…




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button