Aktualitet dhe Lajme

Sondazhi: Cilat klube europiane përkrahin më shumë tiranasit?

Share

Nga Eduard Zaloshnja

Në një sondazh socio-ekonomik që u zhvillova vjet në territorin e Bashkisë Tiranë (përfshirë edhe fshatrat), kisha në pyetësor edhe pyetjen “Në futbollin europian, për cilin klub bën tifozllëk?”.

Meqë sporti nuk përbënte fokusin kryesor të sondazhit, kjo pyetje nuk shoqërohej me pyetje të tjera mbi intensitetin e tifozllëkut (p.sh., sa shpesh i shihnin ndeshjet e klubit të preferuar në kupat europiane, në kampionatet e vendeve përkatëse, apo në ndeshjet miqësore, etj.)

Sidoqoftë, bazuar në vetëdeklarimin e të anketuarve tiranas (18 vjeç e sipër), rezultoi se Milani është klubi me përkrahjen më të madhe mes tiranasve: 12.1% (marzhi i gabimit statistikor për këtë përqindje është plus/minus 0.7%).

Me ekstrapolim të përafërt të kësaj përqindje (bazuar në moshat dhe gjinitë e përkrahësve), rezultoi se rreth 70 mijë tiranas të rritur përkrahin Milanin. Milani ndiqet në renditjen e përkrahjes nga Bajerni dhe Juventusi, pothuaj me numër të barabartë përkrahësish, e me radhë pastaj nga Interi, Barcelona, Reali, Mançester Junajted, Liverpuli etj (shihni tabelën shoqëruese).

Ndër tiranasit e rritur, 33 % nuk përkrahin asnjë klub europian (me ekstrapolim të përafërt rreth 192 mijë). Siç pritej, kjo përqindje është ndjeshëm më e lartë tek femrat – plot 56% e tyre nuk përkrahin asnjë klub europian. Gjithashtu, kjo përqindje është më e lartë tek moshat 65 vjeç e sipër – plot 53% e tyre nuk përkrahin asnjë klub europian.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button