Aktualitet dhe Lajme

“Antikorrupsioni jo më një luftë arnash”, Rama: BE nuk i çelte kurrë negociatat nëse…

Share

Kryeministri, Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme ministrat dhe grupin e Partisë Socialiste në Kryesinë e Kuvendit. Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama thotë se lufta kundër korrupsionin prej 10 vitesh nuk është më luftë arnash, por një luftë ndaj ‘sistemit’ të korrupsionit. Kryeministri pranon se ka pasur gabime e zhgënjime, nga të cilat po mësojnë se çfarë duhet ndryshuar.

Edi Rama: Prania e korrupsionit gjatë tranzicionit bëhet e gjithashme, endemike kapilare ndërsa kohëzgjatja e përballjes së shtetit me korrupsionin si alternativë e shtetit varet nga si dhe sa shtetbërrja demokratike nxitet me reforma, mbështetet me legjilacion, zhvillohet me mekanizma institucional, zgjerohet në hartën e organizimit të jetës publike, shtresëzohet dhe shtrihet në të gjitha rrugët që garanatojë mbrojtjen e interesave publike dhe private. Edhe pse tranzicioni i vendit tonë është mbyllur, rrugëkalimi i Shqipërisë nga shoqëria më e mbyllur më e varfër dhe traumatizuar drejt një shoqërie të hapur me një demokraci funksionale pjesë e BE nuk ka përfunduar ende sepse përpos historisë së gjatë pa shtet trashëgimisë së rëndë të shtetit komunist dhe plotë arsye të tjera, Shqipëria pati edhe një fatkeqësi të vetën, krejt origjinale në këtë rrugëkalim nga mendësia otomane ‘m’jep t’jap’, në kulturën demokratike të respektit për ligjet dhe intitucionet. Kjo fatkeqësi ishte fakti që Shqipëria u vu nën presion mbytës së një jete publike të penguar dhe të ndikuar nga fryma tribale një segmenti politik që e mishëroi antikomunizmin si një pjellë të ngjizur nga martesa e bajraktarizmit me enverizmin.

Prandaj dhe lufta kundër korrupsionit ka nisur me reformat të zhbllokuara, paguxuara apo krejt të padëshuiruara vetëm kur atëhere me të gjithja të tjerat ne nisëm edhe përpjekjen tonë për reformën në drejtësi. Prej 10 vitesh kjo nuk është më një luftë arnash, sic ishte më para, por është një luftë e gjithashme për goditjen e korrupsionit. Padiksutim që kjo luftë deri këtu nuk është zhvilluar as pa gabime, as pa dështime dhe as pa zhgënjime. Por që deri këtu ne kemi bërë shumë dhe kemi arritur jo pak.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë u ndal edhe në progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Rama tha se nëse Shqipëria s’do kishte ndryshuar si dita me natën BE nuk do kishte çelur negociatat për anëtarësimin e vendit tonë.

Edi Rama: Nuk e them unë, këtë e thotë vendimi i BE për çeljen e negociatave për anëtarësim. Nuk çelte kurrë negociatat nëse Shqipëria nuk do të ishte ndryshuar si dita me natën krahasimisht me atë që ishte kur nuk i jepnin as statsuin e kandidatit për BE dhe jo më t’i hapnin dritën jeshile të negociatave. Këtu thashethemohet për sa keq është Shqipëria, por çfarë thotë dokumenti i diagnozës të nxjerrë nga nga skanimi që BE i bëri Shqipërinë për të nisur negociatat nga procesi ‘screening’dhe kjo ka shumë rëndësi sepse nuk ka dokumenta tjera ndërkombëtare, asnjë me objektivitet të pakonkurrueshëm për faktin e thjeshtë se janë me dhjetërra njerëz që punojnë çdo ditë të javës me saktësi kirurgjikale në mbledhjen, leximin dhe kuptimin e fakteve dhe përshkrimin e detajuar të situatës së një shteti në procesin e integrimit.

Ai dokument themelor i reshtonte të gjitha arritjet e Shqipërisë të padiskutueshme në luftën kundërr korrupsionit që provojnë një të vërtetë kokëfortë që Shqipëria e ka kaluar më të keqen. Nuk është opinioni im, por është fakt i mbështetur në të dhëna objektive që Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër anëtarësimit në Bashkimin Europian sepse njuk ka qenë asnjëher më parë më shumë shtet demokratik dhe europian sesa sot, por pa dyshimin më të vogël po kaq i vërtetë është edhe fakti që korrupsioni nuk është zbrapsur.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button