Aktualitet dhe Lajme

Ankimimi nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, KAS vendos hapjen e një kutie në një QV në Vlorë: Kërkesa ankimore shqyrtohet të hënën!

Share

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi sot hapjen e kutisë së votimit në një qendër votimi në Qarkun e Vlorës. Ky vendim erdhi pas ankimimit të bërë nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj. Sipas ankimimit fletët e votimit nuk kishin vula.

Hapja e kutisë do të bëhet të hënën më 2 qershor në orën 15:00. Me hapjen e kutisë do të verifikohet nëse fletët e votimit janë të vlefshme apo jo. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve mbylli edhe shqyrtimin paraprak të tre kërkesave ankimore të Partisë Demokratike, për qarqet Berat, Gjirokastër dhe Vlorë, duke vendosur që të marrë si provë në shqyrtimin administrativ të dhënat e votimit nga jashtë.

“Sot, KAS nisi shqyrtimin e kërkesave ankimore nr. 38, kërkesës ankimore nr. 38, nr. 39 dhe nr. 40. Shqyrtimi i kërkesave ankimore do të vijojë si më poshtë:

Kërkesa ankimore nr. 38 (Qarku Berat) do të shqyrtohet ditën e Martë, datë 03.06.2025 në orën 14:00.

Kërkesa ankimore nr. 39 (Qarku Vlorë) do të shqyrtohet ditën e Hënë, datë 02.06.2025 në orë 15:00. (Do hapet Kutia nr. 4494/00, KZAZ 85 Vlorë) pas bashkimit me kërkesën ankimore 43, depozituar nga Shqipëria Bëhet).

Kërkesa ankimore nr. 40 (Qarku Gjirokastër) do të shqyrtohet ditën e Martë, datë 03.06.2025 në orën 12:00,” thuhet në njoftim.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button