Aktualitet dhe Lajme

Altin Lala: Me Spanjën duhet dhe ndihmë nga Zoti. Serbët të heshtin se e dimë çfarë ndodhi në Beograd. Sylvinjo të rinovojë

Share

Kombëtarja shqiptare është brenda pritshmërive për rezultatet që ka marrë në Europian. Kjo është analiza që bën për “Top Channel”, ish-kapiteni i shquar i Kombëtares, Altin Lala.

Ai thotë se mund të ishte bërë diçka më shumë në ndeshjen me Italinë, por kjo gjithsesi nuk i heq meritat Silvinjos për punën që ka bërë dhe sugjeron që brazilianit duhet t’i rinovohet kontrata nëse ai ka dëshirë të qëndrojë në stolin kuqezi.

Për ndeshjen me Spanjën ish-mesfushori nuk i kursen batutat, kur thotë se përveç lojtarëve, duhet edhe një ndihmë nga Zoti për t’ia dalë mbanë ndaj “Furisë së kuqe”.

Në fund Altin Lala ka edhe një mesazh për serbët dhe presionin e vazhdueshëm të federatës së tyre që të dënohet Shqipëria për thirrjet e disa tifozëve. Ish-kapiteni u kujton serbëve edhe njëherë ngjarjen e 14 tetorit të 10 viteve më parë në Beograd dhe thekson se Shqipëria është shumë larg dhunës dhe huliganizmit që i karakterizon ata prej kohësh./m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button